Fenomeni i përndjekjes, avokati Marsid Gupi: Dënohet 6 muaj deri në 6 vite burg

Sociale | 3 vite më parë

Personat e dëmtuar nga vepra penale për përndjekje kryesisht janë gra dhe vajza, që përndiqen nga ish-partnerët e tyre, çka nuk i lejon të jetojnë të lira zgjedhjet e tyre në jetë.

Shpesh përndjekja shoqërohet me shantazhe nëpërmjet materialeve filmike, të cilat autorët i përdorin që viktimat të mos kallëzojnë apo të mos u tregojnë të afërmve.

Avokati Marsid Gupi u shpreh në emisionin “Jetë Shqiptare” se përndjekja si vepër penale mund të dënohet nga 6 muaj deri në 6 vjet sipas Kodit Penal.

“Neni 121 thotë se kërcënimi ose ngacmimi i personit me anë të veprimeve të përsëritura me qellim për ti shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi apo frikë për sigurinë vetjake të një të afërmi apo të një personi me të cilën ka lidhje shpirtërore apo për ta detyruar për të ndryshuar mënyrën e jetesës dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 6 vjet, pra kërcënimi është i përfshirë,” u shpreh avokat Gupi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme