Projektet për 2024 në qarkun e Gjirokastrës- Rajoni jugor “kantier“ ndërtimi në infrastrukturë

Sociale | 3 vite më parë

Viti që sapo mbyllëm shënon një impuls të ri në jetën e banorëve të rajonit të Gjirokastrës dhe sipas prefektit të qarkut, Odise Kote, një bum investimesh nga donatorë, institucione vendore dhe qeveria qëndrore, investime  që ndikuan direkt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe rritjes së shërbimeve dhe kujdesit ndaj tyre.

”Janë investime të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike, sociale të qytetarit. Të gjitha këto investime e kanë bërë më të mirë jetën e çdo qytetari të Gjirokastrës”, u shpreh Kote.

Rritja ekonomike dhe investimet u shoqëruan dhe nga një larmi aktivitetesh kulturore e artistike që e bënë Gjirokastrën ‘Kryeqytetin i kulturës shqiptare”,  pa lënë në harrese dhe Përmetin, Tepelenën, Libohovën e Dropullin e të gjitha njësitë e tjera  vendore qe u bene vende më të vizitueshme, relaksuese  dhe me mikpritëse për turistë të huaj e vizitorë vendas. 

Duke e ndalur tek sfidat e vitit 2024 prefekti Kote paralajmëron vijimësinë e projekteve të nisura këtë vit, por dhe të tjera që pritet të rritin nivelin dhe standartin e jetesës së banorëve.

“Do të listoja si investime madhore atë të ndërtimit të urës së Viroit, bypassin e madh si edhe investime në aeroportin e Gjirokastrës”.

Dhe ne sektorin e furnizimit me energji elektrike priten investime të mëdha po ashtu në infrastrukturën  turistike dhe integrimit urban, në bazë të projekteve të fituara nga bashkitë, në kuadër të projekteve të IP të Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore.

Prefekti Kote ne fund vlerëson punën e administratës shtetërore e publike që gjatë këtij viti ishte më pranë qytetarit me profesionalizëm, etike dhe kulturë shërbimi, duke premtuar përmirësim të mëtejshëm.

Gazetar: S.Spaho

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme