Medalje të artë për 3 studentë nga Kukësi- Ekselentët rrëfejnë emocionet dhe synimet që kanë
Në mesin e 162 nxënësve që merituan “Medaljen e Artë” e dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke përfunduar gjimnazin me 10 absolute janë 3 studentët nga Kukësi.
Pjesëmarrja në këtë ceremoni është një mirënjohje dhe privilegj për studentët e dekoruar Ada Omuri, Migen Peposhi dhe Lurida Aliaj.
Migen Peposhi, aktualisht studion për mjekësi tregon kriteret për të qenë pjesë e 162 nxënësve.
Peposhi tregon shembullin që mori për zgjedhjen drejt mjekësisë. “Që i vogël e kisha ëndërr të bëhesha si gjyshi im, Istref Pepa i cili njihet shumë nga brezi i vjetër si perasoni që eka dashur shumë mjekësinë dhe ka punuar që t’i shërbejë komunitetit“.
Po ashtu një tjetër nxënëse ekselente është Ada Omuri që vijon studimet në Fakultetin e Mjekësisë. “Merja sugjerime nga të gjithë, kryesisht nga familja që në momentin që doli mjekësia, më tërhoqi më shumë“.
Studentët e ekselencës nga qyteti i Kukësit tregojnë që mbas përfundimit të universitetit do t’i shërbejnë vendit të tyre.
Kontributi i të rinjve mbas përfundimit është një shërbim që vlen në vendin tonë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




