Përmeti drejt festës së ndërrimit të viteve

Sociale | 3 vite më parë

Përmeti po bëhet gati për të pritur festën e ndërrimit të vitive.  Shtëpia mbetet opsioni i parapëlqyer i pjesës më të madhe të qytetarëve përmetarë. Ata shprehen se mblidhen me familjarët dhe të afërmit në tryezen festive ku nuk mungon as kënga përmetare.

Rëndësi të veçantë për përmetarët ka edhe tryeza e festës. Përmeti është i njohur për një sërë gatimesh tradicionale.

Por festën e ndërrimit të viteve përmetarët e presin edhe në lokalet e shumtë të qytetit, që hapin dyert për vizitorët e shumtë.

Pas spektaklit të fishekzjarreve, një pjesë e të rinjëve preferojnë që të festojnë në lokalet e qytetit deri në orët e para të mëngjesit.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme