Korçë, festohet lindja e Krishtit – Besimtarët ortodoksë e katolikë ndjekin meshat tradicionale

Sociale | 3 vite më parë

Edhe në qytetin e Korçës besimtarët e krishterë kanë kremtuar Krishtlindjen. Liturgjia e shenjtë është mbajtur tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit” nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani, i cili ka dhënë lajmin e lindjes së shpëtimtarit.

Me qindra besimtarë ortodoksë kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë. Pas meshës besimtarët kanë ndezur qirinj e kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe, shëndet e dashuri.

Edhe besimtarët katolikë në Korçë kanë kremtuar Krishtlindjen. Mesha solemne e natës së Krishtlindjes është mbajtur në mesnatë në kishën katolike “Ngjitja e Marisë në qiell”.

Pas meshave të mbajtura në objektet e krishtera të kultit, ndezjes së qirinjve dhe lutjeve, Mitropolia Korçë dhe Kisha Katolike kanë pritur vizita me rastin e kësaj dite të shënuar, teksa festimet e Krishtlindjes janë përmbyllur me drekën tradicionale në çdo familje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme