“Parku i Aventurave”, Shishtavec – Turistë nga vende të ndryshme vizitojnë këtë zonë

Sociale | 3 vite më parë

Në pikën më të lartë të Shishtavecit shtëpizat turistike të ndërtuara prej 1 viti.  Mbështetura  financiarisht  nga Qeveria Austriake dhe Zvicerane në bashkëpunim me bashkinë e Kukësit është një atraksion që ka nxitur interesin e turistëve duke ndikuar në zhvillimin e shumë sektorëve.

Hoxha tregon që turistët janë nga më të ndryshmit që frekuentojnë shtëpizat e parkut, kryesisht të huajt më shumë i tërheq peizazhi malor dhe sportet e dimrit.

Ai thekson që verën e shkuar numri ishte i lartë të ardhur nga vendet perëndimore. Ky projekt është një vlerë e shtuar e turizmit malor dhe sporteve në zonën e Shishtavecit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme