Qendra komunitare për PAK, 39 persona marrin shërbim në këtë qendër në Korçë

Sociale | 3 vite më parë

39 persona me aftësi ndryshe kanë marrë shërbim gjatë këtij viti në Qendrën Komunitare për personat me aftësi ndryshe. Janë një sërë shërbimesh që ofrohen me qëllim rehabilitimin por dhe riintegrimin e tyre në shoqëri kjo falë terapive të zhvillimit.

Koordinatorja bën me dije se progresi i fëmijëve ka qenë pozitiv ndërsa me rëndësi është mbështetja që u duhet ofruar edhe nga shoqëria në tërësi

Koordinatoja thotë se herë pas here zhvillohen edhe aktivitete argëtuese për këta persona

Qendra Komunitare përbëhet nga një staf prej 5 terapistësh dhe 1 punonjëse sociale dhe ndodhet tek ambientet e shkollës speciale  në Korçë.

Gazetare: Eriselda Durmishi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme