Një ditë në urgjencën polivalente të QSUT-së

Sociale | 3 vite më parë

Urgjenca e polivalente e “Qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, një nga pikat më nevralgjike të kujdesit shëndetësor publik në vend , e vendosur tashmë në një strukturë krejtësisht të re, mbulon çdo ditë mes vështirësive një fluks që shkon deri në 350 pëciantë në ditë .

Sfidat, nevojat, vështirësitë dhe shërbimet janë ndjekur gjatë një dite pune në këtë urgjencë nga Gazetarja e RTSH Sonila Mlloja për të kuptuar sesi ky shërbim ja del të nxjerrë nga gjëndja e urgjencës pacientët dhe se si i përpunon nevojat e tyre.

Në një ditë të zakonshme punë në urgjencën polivalente të QSUT-së, shikon infermierë që nxitojnë, mjekë që rendin sa te koka e njëri pacient tek tjetri, familjarë të shqetësuar dhe të hutuar nga rrëmuja dhe sanitare që përpiqen që mes këtij fluksi të pashterrë të mbajnë pastër ambjentet sa të munden.

Duket si një kaos sapo hyn, por  në fakt të gjithë rendin pas një detyre, pas një misioni që si emërues të përbashkët kanë pacientin në luftë me kohën.

Shefi I shërbimit të urgjencës Edmond Zajmi thotë se pjesa dërmuese e urgjencave vijnë ende vete, vetëm një pjesë vijën të referuar nga Urgjenca Kombëtare

 “Rreth 70% e urgjencave vijnë  më makina personale ndërsa 30% vijnë të referuar nga urgjenca kombëtare 127. Në shumë raste të dyja palët presin kur fluksi brenda urgjencës është i lartë” thotë Dr. Zajmi.

Fluksi është tepër i lartë. Çdo ditë ky shërbim mënaxhon mesatarisht 300-350 pacientë në ditë, çka është një mbingarkesë sipas tij.

Fillimisht pacientët i nënshtrohen triazhit që ndryshe do të thotë përzgjedhje e atyre që kanë më shumë nevojë për të marrë shërbim urgjence.

Mjeku i triazhit Besmir Koçia thotë se kur ka këtë rol, mund të triazhojë deri edhe në 150 pacientë në ditë , i ndihmuar nga një mjek tjetër dhe dy-tre infermierë.

Urgjenca përbehet nga 8 boxe të cilat sipas planifikimit duhet të ishin me nga dy shtretër, por edhe pse është një strukturë krejtësisht e re, përvoja e muajve të parë po tregon se kapacitetet janë gjithmonë të mjaftueshme për të përballuar fluksin. Bokset janë gjithmonë me nga tre shtretër të cilët janë gjithë kohës të zënë.

Në çdo boks ka një infermier që mbikqyr pacientët që bën matjet e parametrave dhe merr analizat.

Koha e pritjes së një pacienti nëpër boxe shkon nga 4-6 orë

Mjekët mund të ndjekin edhe më shumë se një boks me pacientë gjatë ditës.

Pacientët kur marrin shërbim shpejt janë të qetë dhe ndihen të stabilzuar

Ajo që shpesh e bën pritjen më të gjatë është pritja e analizave që pas vendosjes në punë të urgjencës së re ka mbetur fizikisht si strukturë e shkëputr nga këto ambjente dhe marrja e përgjigjeve bëhet dorazi.

Shërbimi i urgjencës është gjithë kohës një ambjent i zhurmshëm , plot zëra që thërrasin, pacientë që rënkojnë  dhe familjarë që thërrasin : “Kur vjen mjeku? Edhe sa duan analizat të dalin? A do ta shtrojmë doktor? Të lutem nxitoni?”

Dr. Zajmi thotë se diagnozat që prevalojnë janë ato kardivaskulare, por pas pandemisë po shihet një rritje e shpejetë e hemoragjive gastro-intestinale.

Kjo situatë ka bërë që shërbimit të urgjencës ti atashohet edhe shërbimi i endoskopisë ku ekzaminohen të gjitha hemoragjitë e brëndshmë organore duke i dhën mjekut një panoramë të qartë dhe të shpejtë të gjëndjes së të sëmurit.

Kur gjithshka ka marrë drejtim nga mjekët e urgjecës dhe pacienti vendoset për tu ndjekur nga shërbimet përkatëse të spitalit duke u shtruar, ata kalohen në pavionin e observimit.

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme