Artizania që qëndis Betlehemin-Vendi ku lindi Jezu Krishti, punuar nga Meri Nuku
Në lagjen historike të “Gjuhadolit” në Shkodër ndodhet një prej banesave karakteristike në të cilën banon familja Nuku. Teksa kalon aty pranë , në dritaren e shtëpisë bie në sy Betlehemi që simbolizon vendlindjen e Jezu Krishtit, të cilin e ka punuar me dorë e zonja e shtëpisë Meri Nuku.
Në ambjentet e shtëpisë të mbushur me relike që lidhen me qytetërimin e Shkodrës, ky nuk është i vetmi Betlehem.
Meri tregon se për të realizuar këtë punim i është dashur dy muaj. Që në moshën 19-vjeçare deri sot kur është në të 70-at Betlehemi është i pranishëm në këtë ambjent familjar punuar nga vetë dora e saj.
Betlehemi i gjallë për herë të parë është ndërtuar nga Shën Françesku, dhe që nga ajo kohë në shumë vende të botës krijohen të tilla me rastin e krishtlindje. Betlehemi apo fusha e barinjve është vendi ku Jezu Krishti lindi mbi 2000 vite më parë.
Gazetar: M.Rakaj
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




