Interes për turizmin historik në Lezhë/ Bum turistësh në memorialin e Skënderbeut

Krahas bregdetit në Lezhë ka marrë vëmendje edhe turizmi historik. Memoriali i Gjergj Kastriotit është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga 17 mijë e 200 persona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij institucioni në vitin 1081.
“Deri tani aktualisht që flasim janë shënuar rekorde në krahasim me të gjitha vitet e tjera qëkur ekziston si institucion”, thotë përgjegjësi i memorialit Paulin Zefi.
Krahas shqiptareve të Kosovës interes për memoriali i Skënderbeut kanë pasur dhe shumë turist të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezet.
Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë vitit 2023.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




