Lezhë- Vihet në funksion pas 10 vitesh kaldaja e gjimnazit, problem vetëm në shkollën “Nënë Tereza”

Sociale | 3 vite më parë

Gjimnazi “Hydajet Lezha” në Lezhë nuk do të ketë më probleme me ngrohjen gjatë dimrit. Pas më shumë se 10 vitesh është arritur të vihet në funksion sistemi i kaldajës në këtë institucion arsimor, në të cilin marrin dije rreth 1 mijë nxënës.

Gjithashtu po punohet për vënien në funksion dhe të kaldajës në shkollën 9-vjeçare, ndërsa në institucionet e tjera arsimore në Bashkinë Lezhë ngrohja është siguruar që prej 15 nëntorit dhe nuk ka probleme.

Në shkollat me ngrohje qendrore mbetet problem mirëmbajtja e rrjetit, pasi mungojnë specialistet thotë Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë Nikolin Shtjefni.

Prej disa ditësh i ftohti me temperatura të ulëta ka përfshirë edhe Lezhën, ndaj dhe ngrohja në institucionet arsimore shihet si domosdoshmëri për të patur një proces mësimor pa probleme.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme