Në ndihmë të komuniteteve romë dhe egjiptianë

Sociale | 3 vite më parë

“Angazhimi konstruktiv” është platforma që për tre vite do të krijojë mundësi arsimimi dhe punësimi për pjestarë të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri. 

1800 nxënës të këtyre komuniteteve do të përfitojnë nga arsimi i kombinuar, 70 vende të reja pune nga programi i punëve publike në komunitet dhe 80 vende të reja në bujqësi. 

Këto janë disa prej pritshmërive që mendohet të vijnë gjatë zbatimit të platformës Inclusive EDUJOBS, i nisur këtë të premte financuar  nga BE, Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Mnistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Buxheti total për këtë projekt është 2.3 milionë euro që do të zbatohet në ndërhyrjet kyçe të punësimit dhe arsimimit.

Nisma synon të zbusë pabarazinë dhe të ndikojë në fuqizimin ekonomik të romëve dhe egjiptanëve. 

( Gazetare Jonela Sagajeva )

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme