Silva Bino: Njerëzit duhet të vaksinohen ndaj gripit

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” u shpreh se është shumë e rëndësishme për njerëzit që të vaksinohen ndaj gripit dhe covidit mbi të gjithë ato grup mosha të cilët janë të rrezikuar.
“Nuk ka ndonjë virus të ri dhe nuk ka vend për panik, ky shqetësim ka lindur duke u bazuar në shqetësimin e covid-it. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pasur biseda me organe përkatëse në Kinë dhe viruset që qarkullojnë janë viruse të njohur. Këto janë viruse të cilët janë shfaqur masivisht sidomos në Kinë. Kina ka ndjekur politika zero në lidhje me Covidin ndërsa vende të tjera kanë ushtruar kontrollin.
Popullata duhet të jetë e përgatitur ne mënyrë qe për çdo infeksion respirator të kontaktojnë me mjekun e familjes, porositë e mjekut të familjes është një hap tjetër i rëndësishëm dhe më pas është vaksinimi. Nuk janë futur ende në vendin tonë për këtë virus por priten të futen”, tha Silva Bino.
rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




