Bien lindjet në Fier, mjekët flasin për rënie drastike të numrave

Çdo muaj në rrethin e Fierit lindin afërsisht 80 foshnja, shifër kjo dukshëm më ulët nga disa vite më parë duke folur për rënie drastike.
Presidenti Urdhrit të mjekut për qarkun Fier, Besnik Brahimaj rendit një sërë faktorësh që ndikojnë në rënien e lindjeve.
“Emigracioni, sepse pjesa më aktive e popullsisë, të rinjtë që mund të shtonin numrin e lindjeve kanë ikur jashtë. Pjesa më e madhe e grave kanë ikur në maternitete privat”, thotë doktor Besnik Brahimaj.
Sipas INSTAT në 10 vitet e fundit numri i lindjeve në shkallë vendi është ulur ndjeshëm nga rreth 34 mijë në 2011, në rreth 27 mijë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




