Korçë- Vijon bora në mbi 1000 metra, nuk ka probleme në qarkullim apo energjinë elektrike

Sociale | 3 vite më parë

Juglindja e vendit është zgjuar sërish e zbardhur nga bora. Reshjet e borës janë rikthyer kryesisht në zonat malore, ndërsa në pjesën e fushës ka pasur shi të dendur.

Intensiteti me i larte i reshjeve ka qenë në lartësitë mbi 1000 metra, aty ku trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borë ka pasur në fshatra turistike të Dardhës e Voskopojës si dhe në Devollin e Sipërm ndërkohë që reshje më të dendura ka pasur dhe në aksin rrugor Bilisht – Cangonj.

Sipas informacioneve, në fshatin turistik të Dardhës ku ka rënë rreth 4 cm borë, rruga është e hapur totalisht, dhe e kriposur, megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Ndërkohë në rrethit e Devollit, në Cangonj dhe fshatrat përreth, trashësia e borës është thuajse 2-3 cm, por rruga është pastruar dhe e qarkullueshme pa probleme.

Nga ana e autoriteteve bëhet me dije se në akset nacionale përfshi dhe atë të fshatit turistik të Voskopojës, kalimi bëhet pa probleme.

Deri tani nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit edhe në zona të thella malore ashtu siç nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Për të shmangur çdo problematikë sektori i qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset e fshatrave turistike të kenë të vendosura në mjetet e tyre goma dimërore.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme