Dimri në fshat, Kukës, përgatitjet nisin herët, më kryesoret janë drutë

Sociale | 3 vite më parë

Kjo është nënë Faria në fshatin Bardhoc, të cilën e gjetëm në oborr  duke marrë drutë, zjarrin tashmë e kanë ndezur prej javësh pavarësisht se dëbora zuri të bjerë këtë fundjavë  duke zbardhur të gjithë  verilindjen.

Për shkak të motit shoqëruar me luhatje të paktën në dy muajt e fundit, thotë se dëbora i zuri pak papritur.

Por përgatitjet për të përballuar dimrin sido që të vijë, i kanë bërë pasi tani është vetëm fillimi. Ky vit nuk ishte shumë i mbarë për bujqësinë, shkak kushtet e motit.

Ndërsa ikja e të rinjve nga fshati ka ndikuar që shumë punë të fshatit të vijnë duke i lehtësuar. Ndonëse në fshat, drutë thotë që nuk i kanë bërë por blerë.

Luhatjet e motit vazhdojnë të jenë prezentë, nëse fundjava ishte e përfshirë nga reshjet e dëborës dhe shoqëruar me vështirësi si pasojë e motit, java nga ana tjetër nisi me diell dhe temperatura në vlera pozitive.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme