Dëbora sjell turistë në juglindje, vizitorë të shumtë në fshatin turistik të Dardhës

Sociale | 3 vite më parë

Reshjet e dëborës të rëna gjatë fundjavës në gjithë territorin e qarkut juglindor kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

Qarku i Korçës edhe gjatë këtij sezoni ngelet destinacion i preferuar, dhe kjo u dëshmua edhe këtë fundjavë ku shumë vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbërritur për të qëndruar në Korçë, Voskopojë, Dardhë, dhe zona të tjera të juglindjes së vendit.

Numri më i madh i vizitorëve ka qenë në fshatin turistik të Dardhës, si një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e dimrit. Pjesa më e madhe e tyre thonë se kanë ardhur enkas në Korçë për të shijuar bardhësinë e dëborës.

Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët nacionale e turistike në qarkun e Korçës kanë qenë të kalueshme. Kjo ka bërë që edhe fshatrat e tjerë, si Voskopoja, Boboshtica etj të jenë populluar nga qytetarët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë këtu ditët e pushimeve të fund nëntorit.

Gazetare E. Fili

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme