Në Drenicën e Jasharëve, të rinjtë ndiejnë përgjegjësinë e historisë

Shkolla e mesme në Skëndaraj u themelua ne vitin 1950 por emrin që e mban me krenari Hamza Jashari e mori pas luftës në Kosovë. Nxënësit e kësaj shkollë ndjejnë përgjegjësin e emrit që mbart shkolla të cilët përpiqen maksimalisht që me arritje dhe suksesin e tyre ta mbajnë lart figurën e Hamza Jashari dhe familjes së tij.
Drejtoresha e shkollës Hamza Jashari, Griseda Shala është nga fieri por e martuar në Skënderaj. Ajo thotë se peshën e këtij institucioni për shkak të emrit Hamza Jashari e ndjenë njëjtë si nxënësit, stafi i mësuesve dhe banorët e Skënderaj.
“Fëmijët e Skënderajt rriten që në vegjëli me këto figura, me historinë e Kosovës. Ata janë të ndërgjegjshëm për peshën e madhe që kanë”, thotë drejtoresha e shkollës Griselda Shala.
Ndërsa mësuesi Basri Jasahari vlerëson dhe tregon emocion edhe për median publike, mikrofonin e RTSH-së.
Në shkollën Hamza Jashari aktualisht numërohen rreth 600 nxënës ndërsa aktivitetit për festat e nëntorit kanë qenë të shumta kur pritet të kulmojnë në datat 28 dhe 29 nëntor. 28 nëntori përkon edhe datën e lindjes së legjendarit Adem Jashari.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




