Interes për vaksinën HPV, deri tani në Korçë janë aplikuar 430 vaksina

Sociale | 3 vite më parë

Interesi për aplikimin e vaksinës kundër human papilloma virus në Korçë ka qenë i lartë. Duke kryer këtë vaksinë, vajzat nuk mund të infektohen me ato viruse që janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës. Mjekja epidemiologe Merita Kroi thotë se aplikimi kryhet falas në qendrat shëndetësore.

“Është viti i dytë qe po aplikohet vaksina e HPV-së për vajzat që në moshën 13 vjeç, interesi ka qenë i lartë i prindërve për të aplikuar vaksinën. Aktualisht kemi vaksinuar rreth 430 vajza të kësaj grupe moshe”, u shpreh mjekja Merita Kroi.

Qendrat shëndetësore krahas vaksinës janë pajisur dhe me broshura informuese mbi efektet e saj. Aplikimi i kësaj vaksine shihet pozitivisht nga femrat.

“Duhet ta bëjnë të gjithë, për mendimin tim. Unë për vete kam vajzën të sëmurë dhe u bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë”, tha një qytetare.

Efektiviteti i kësaj vaksine është i lartë. Qoftë edhe me vetëm një dozë të saj reduktohet deri në masën 89%  rrezikshmëria ndaj kancerit të qafës së mitrës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme