Dimri në Kukës, banorët kanë ndezur sobat me dru

Në Kukës, ulja e temperaturave ka filluar të ndihet kryesisht mëngjesve dhe mbrëmjeve.
Banorët kanë nisur të ndezin sobat me dru.
Ata thonë se lënda drusore për tu ngrohur për ta është alternativa më ekonomike.
Banorët i kanë siguruar drutë më herët, me çmime të arsyeshme.
Aktualisht çmimi për metër kubë ka shkuar në 5 mijë lekë.
Për kuksianët përdorimi i energjisë elektrike për tu ngrohur nuk është ekonomik, pasi çmimi është i lartë.
Kukësi konsiderohet si një nga zonat më të varfëra të vendit. Të ardhurat e kuksianëve janë nga më të ultat.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




