Gjirokastra përfundon Censin/ Procesi u shtri në 59 zona, pati ecuri të mirë

Censi për Popullsinë dhe Banesat 2023 në Bashkinë Gjirokastër ka përfunduar edhe pse nga INSTAT afati u shty deri në mes të muajit nëntor. Po çfarë mendojnë qytetarët për këtë proces dhe sa të gatshëm kanë qenë për t’iu përgjigjur pyetësorit.
“Ju përgjigjëm të terave, në rregull”, tha një qytetar.
“U munduam të tregojmë gjithçka të vërtet dhe të saktë ne mënyrë që të dal korrekt dhe i rregullt ky proces”, tha një qytetar tjetër
Ishin 59 anketues që prej datës 18 shtator e deri ditën e djeshme trokitën në dyert e shtëpive në 59 zona censi në bashkinë Gjirokastër. Sipas informacioneve të marra nga përgjegjësja e censit për këtë bashki Martha Zhapa procesi në përgjithësi kaloi mirë, pavarësisht vështirësive që u hasën në lidhje me mungesën e banorëve nëpër banesa. Pati raste sipas saj që anketuesve iu deshën të riktheheshin edhe mbi 3 herë për të realizuar pyetësorin. Pjesë e këtij procesi në bashkinë Gjirokastër përveç anketuesve ishin edhe 12 kontrollorë, 2 mbikëqyrës dhe 2 specialistë IT.
Ky census u shoqërua me polemika kryesisht nga komunitetet fetare të cilët i kanë kërkuar popullatës që të deklarohen ashtu si ndihen në vetvete. Pas atij të 2011 ky është censi i dytë që realizohet në Shqipëri e këtë herë ndryshe nga më parë u krye online përmes një infrastrukture bashkëkohore.
Gazetare Y. Ponde
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




