Rrahman Kasa: Nuk kemi turizëm elitar, do të duhen vite

Sociale | 3 vite më parë

Të ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” kreu i Unionit te Turizmit Rrahman Kasa dhe Behare Sinanaj thanë se turizmi në Shqipëri ka njohur një trend në rritje dhe pritshmëritë për vitet e ardhshme janë edhe më të larta. Ndërsa Kasa theksoi se problem janë burimet njerëzore të cilët këtë vit kanë qenë në mungesë për shkak të emigracionit.

“Ka ardhur në formën e një pritshmërie e cila ka qenë një trend rritës ku pritet që deri në fund të vitit të presim 1 milion turist. Problemi është vlerësimi që turistët i japim këtyre shërbimeve dhe këtë vit ja kemi dal. Në bazë të gjitha pritshmërie dhe kontratave të mbyllura vitin që vjen do të kemi 30-40% rritje. Kemi një problematik të madhe sidomos për sa i përket emigracionit duke pakësuar burimet njerëzore për vitin tjetër për rritjen e turistëve dhe kjo është sfidë.

Shqipëria ka destinacione shumë të bukura turistike, kanë qenë gjithmonë aty por nuk ja kemi ditur vlerën. Bregdeti i Jugut mbetet pjesa më e preferuar por edhe Valbona, por nuk mbetet më pas edhe Thethi për shkak të pozicionit gjeografik dhe është zhvilluar shumë, shërbimet, infrastruktura etj. Për fat të keq “turizmi i bardhë” i cili është turizmi i skiimit i mungon Shqipërisë sepse mungon infrastruktura, nëse do të ketë projekte investitorët do të vijnë”, tha Kasa.

I pyetur mbi turizmin elitar kreu i Unionit të Turizmit Rrahman Kasa tha se nuk kemi kushte për një turizëm elitar sepse nuk ka shërbime apo infrastrukturën e duhur për një turizëm të tillë.

“Nuk do të kemi turizëm elitar sepse nuk kemi kushte për të tillë, facilitete, terrene, infrastruktur do të duhen vite për turizëm të tillë. Pjesa e burimeve njerëzore është kryesore nëse të huajt vijnë dhe nuk marrin shërbimin, pjesa e infrastrukturës rrugore por edhe turizmi malor të cilët kanë natyrë të mrekullueshme por nuk ka rrugë të strukturuara apo të shtruara”, tha Rrahman Kasa.  

Ndërsa Behare Sinanaj e cila punon si operatore turistike tha se shërbimet në turizmin shqiptar janë rritur dhe po ashtu edhe akomodimet ndërsa për sa i përket çmimeve ato varen nga cilësia e shërbimeve.

“Destinacionet janë relative duke parë edhe sezonet meqë jemi në sezonin e vjeshtës na pret Lëpusha, Thethi i cili ka thyer rekord për sa i përket këtij vitit por edhe më parë. Shërbimet janë duke u rritur gjithashtu edhe pjesa e akomodimit, Valbona është gjithashtu shumë e preferuar por edhe bregdeti ka shumë atraksion turistik. Destinacionet malore kanë pjesën e relaksit sepse je jashtë botës së internetit.  

Çmimi është cilësi, me çmimet e ulëta edhe pjesa që do ofrohet do jetë një cilësi më e ulët dhe e kundërta. Kemi turist që janë të kënaqur me pagesën dhe çfarë marrin por ka dhe klient që i duket se paguajnë dhe merr pak shërbim. Paketat janë të favorshme për të udhëtuar në grupe”, tha Behare Sinanaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme