Furnizimi me ujë, banorët e Hotit të Ri kërkojnë zgjidhjen e problemit disavjeçar

Vetëm tre kilometër larg Shkodrës fshati Hot i Ri pjesë e njësisë administrative Rrethina është lënë në harresë totale.
Mungesa e ujit të pijshëm është një problematike e cila prek pothuajse 80 përqind të njësisë administrative.
Sabahete Buhaj banore e Hotit të Ri thotë se duhet të presë reshjete shiut për të mbushur ujë në enë të ndryshme dhe ta sigurojë në vazhdimësi.
Banorët thonë se instalimet e tubacioneve të ujit pijshëm kanë përfunduar, por uji akoma nuk ka mbërritur në banesat e tyre.
Në stinën e verës ato pak puse që kanë ujë shterrojnë, duke vështirësuar jetësen e banorëve.
Ndërkohë sipas tyre problematikat me të cilat ata përballen janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e ujit të pijshëm, atij për vaditje, infrastruktura rrugore etj.
Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe presin një përgjigje.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




