Shkodër, ndërhyrje në urën e Bardhajve

Rreshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje në urën e Bardhajve. Banorët e quajnë tejet të nevojshme pasi vërshimi i Lumit Kir mund ta dëmtojë edhe më shumë këtë urë.
Administratori i Njësisë Rrethina Gerald Hasaj tregon se gjatë muajit të shkuar në disa prej këmbëve të urës ka patur ndërhyrje, megjithatë ky objekt kërkon rikonstruksion dhe zgjerim të plotë.
Ura e Bardhajve ështe e një rëndësie të vecantë pasi lidh 3 fshatra me qytetin e Shkodrës. Qarkullimi mbi këtë urë është i lartë dhe drejtuesve të mjeteve u duhët të presin pasi ura është vetëm një kalimshe. Krahas zgjerimit të saj, forcimi dhe sistemimi i bazamentit dhe këmbëve mbetet një nevojë emergjente nga ana e institucioneve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




