Gjimnazi “Besnik Sykja” hap dyert për 800 nxënës/ Rama: Rikonstruksioni do të nisë në të gjithë vendin

Gjimnazi i resaturuara “Besnik Sykja”, ka hapur dyert për 800 nxënës dhe mësues, me standardet më të mira. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga ky gjimnaz i rilindur.
Më tej, Kryeministri informon se mbi 60 shkolla janë në proces rehabilitimi dhe rindërtimi dhe do nisin rikonstruksionin në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.
“Gjimnazi i Rilindur “Besnik Sykja”, ka hapur dyert për 800 nxënës dhe mësues, me standardet më të mira. 60 shkolla janë në proçes rehabilitimi, rindërtimi dhe do nisin rikonstruksionin në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë“, shkruan Rama krahas fotove.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




