Manastirliu: Do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor në universitete

Sociale | 3 vite më parë

Gjatë vitit 2023 janë financuar 90 projekte të kërkimit shkencor dhe 17 projekte te infrastrukturës akademike, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Në forumin për “Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë”, për nxitjen, orientimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se mbështetja për kërkim shkencor do të rritet edhe në vitet e ardhshëm.

“Do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor në universitete, duke mbështetur qasjen e orientuar drejt nevojave të tregut, në bashkëpunim me biznesin, studiues dhe kërkues shkencorë vendas dhe të diasporës, me qëllim përfitimin e produkteve shkencore dhe inovative, që i vlejnë zhvillimit ekonomik e social të vendit”, tha ministrja  Manastirliu.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme