Gështenjat e Kukësit, më pak prodhim këtë vit, tregtarët nuk kanë pikë grumbullimi

Sociale | 3 vite më parë

Me nisjen e sezonit të vjeljes së gështenjës tashmë në tregun agro-ushqimor  të Kukësit banorët e njësisë administrative malzi kanë zgjedhur ta shesin vetë këtë frut  i cili ndryshe nga një vit më parë ka shumë pak prodhim.

“Fitim ska fare se sivjet janë të krimbura, nga thatësira e madhe nuk kanë berë”, thotë Nebi Gashi.

Nebi Gashi është nga fshati Shemri të cilin që në orët e para të mëngjesit e gjejmë në treg duke shitur pak sasi gështenje që e ka sjell, ai tregon se krahas dëmtimeve të këtij fruti ju mungon dhe fuqia punëtore dhe blerësit janë të paktë në tregun e Kukësit për shkaka të pamundësive ekonomike.

Nga tregtarët gështenja po shitet me 300 lek për kilogram ne tregun e Kukësit , ndërsa për banorët e njësisë administrative mungesa e një pike grumbullimi ndikon ne uljen e mbledhjes se gështenjës.

“Firma nuk i mbledh dhe kështu që jemi të detyruar për ti shitur në rrugë të madhe, në tregje është shumë e paktë”, thotë Nebiu.

Nebiu tregon se ju duhet të udhëtojnë 40 minuta nga fshat i tyre për t’iu sjell ne Kukës , kostos shtesë qe ju duhet ta paguajnë duke sjell kështu shumë pak fitim për mbledhësit e gështenjës.

Në tregun e Kukësit gjithashtu krahas gështenjës vendase  po shitet dhe gështenja e importuar me dyfishin e çmimit duke u blerë nga konsumatorët me 600 lek për kg.

Gazetare Sh. Elezaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme