Këpucari 83-vjeçar/ Të ardhura minimale por punon me pasion

Kolo Graçi është 83 vjeç. E mësoi zanatin e këpucarit nga i ati dhe që prej moshës 13 vjeç vazhdon të punojë. Sot ai bën riparime këpucësh, ka këpucarinë e tij. Për të ky zanat është gjëja më e çmuar në botë, falë kësaj pune ai thotë se rriti fëmijët, i shkolloi, i martoi dhe mbajti ekonominë e familjes .
Është punë e vështirë por po ju përkushtove dhe e përvetësove zanatin të jep shumë kënaqësi thotë ndër të tjera këpucari.
“Puna e vështirë është por po e përvetësove të jep kënaqësi. Duhet ta përvetësosh mirë punën që kur ta nxjerrësh nga duart të të thotë klienti të lumshin duart”, shprehet këpucari.
Nuk e detyron askush të vi në punë por e bën me kënaqësi. Edhe pse të ardhurat që siguron janë minimale. Ai çdo ditë e hap punishten e tij në orën 8- të.
Teksa ne e intervistonim Graçin, klientët hynin e dilnin nga dyqani i tij për të bërë riparimet e nevojshme të këpucëve të tyre. E ndërsa merr në duar këto porosi znatçiu nis e tregon të gjthë proçesin që ndiqet për riparim.
Në qytetin e Këlcyrës ka shumë të rinjë të papunë, që rrin kafeneve dhe nuk ofrohen të mësojnë këtë zanat, pasi duan punë të lehta, shprehet këpucari.
Gazetare: L.Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




