Universiteti që prodhon udhëheqës, studentë nga gjithë bota në kolegjin evropian të Tiranës

Kolegji i Evropës do të hapë zyrtarisht dyert në Tiranë të hënën. Ndërsa ceremonia e paralajmëruar do të mbahet në kuadrin e Samitit të Procesit të Berlinit, rrethet e përpunimit të politikave të Tiranës, shprehen të gatshëm të përfshihen në strukturat e tij.
Për herë të parë një strukturë e mirëfilltë pasuniversitare i vjen Tiranës me emrin e kolegjit evropian të Bruzhit. Pak ditë para çeljes zyrtare, rrethet e përpunimit të politikave të Tiranës, janë të entuziazmuar, ndërkohë që shprehen të gatshëm të përfshihen në strukturat e tij.
E njëjta diplomë evropiane, të njëjtët profesorë e lëndë do të përgatisin në Tiranë aspiruesit për udhëheqës evropianë në nivel masteri.
Edhe më gjerë se një kolegj universitar, vendosja e tij në Tiranë shihet si para shpallje e kryeqytetit shqiptar si qendër e rajonit. Ndërtimi i një kampusi të plotë e të posaçëm i bën pritshmëritë e çeljes së studimeve vitin e ardhshëm akademik më se të mundura.
Gazetare: Entela Komnino
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




