Tre breza kovaç/ Tonini prej 63 vitesh punon në zanatin që po humbet

Sociale | 3 vite më parë

Ky është Tonin Marpali i cili që në moshën 14- vjeçare punon kovaç në punishten të cilën e ka të trashëguar nga të parët e tij

Dikur zanatet trashëgoheshin brenda familjes, thotë Tonini,  djali mësonte nga babai, nga gjyshi, e kështu ndër breza.

Megjithëse në moshën 77-vjeçare ai vijon të punojë me pasion. Mjeshtri, tregon për këtë zanat kaq të lashtë e kaq të domosdoshëm edhe në ditët e sotme, ku me punën e tij u vjen në ndihmë si bujqve deri te zbukurimet e ballkoneve.

“ Unë i bëj të gjitha veglat bujqësore edhe mekanike. Kam 63 vjet që punoj por, me kaq vite e mëson mirë dhe nuk të duket e rëndë”, tregon ai.

Sot asnjë i ri nuk zgjedh të marrë këtë profesion madje Tonini tregon se edhe dyqanin  tij 150 vjeçar e ka nxjerrë në shitje pasi vitet nuk e lejojnë të punojë edhe shumë gjatë në këtë zanat. “I duket zanat i rëndë por ëhstë art”, shprehet Tonini.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme