“Festa e Verës” në Farkë promovon prodhimet e zonës dhe nxit turizmin

Ekonomi | 3 vite më parë

Për të katërtin vit radhazi në Farkë, u zhvillua “Festa e Verës”, një festë lokale që promovon traditën e pasur të prodhimit së verës, shijimit të saj dhe nxitjen e turizmit në qytetin e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua Festës, tha se asgjë më mirë se promovimi i produkteve vendase nuk e rrit ekonominë lokale.

“Është shumë e vështirë të flasësh mirë për dikë që punon. Por, këta njerëz që punojnë këtu janë tanët, ky rrush është i yni, vera që pihet është e jona, shqiptare. Taksat që paguhen, ndihmojnë ekonominë tonë. Nëse arrijmë të kuptojmë se përtej partive, ne jemi pjesë e një ekosistemi, ku duke folur mirë për veten nxisim shitjet e këtyre produkteve, atëherë vërtet kemi kuptuar formulën e suksesit,” tha z. Veliaj.

Festa e Verës i shërben jo vetëm promovimit të traditës së përgatitjes dhe degustimit të verës së prodhuar në rrethinat e kryeqytetit, por edhe nxitjes së turizmit të qëndrueshëm në kryeqytet, si motor i zhvillimit të ekonomisë lokale dhe burim të ardhurash.

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme