Një jetë bari, Halil Disha i pa ndarë nga tufa e dhenve dhe fyelli i tij

Duke i rënë fyellit ruan tufën e dhenve, e tillë është përditshmëria e Halil Dishës, bari në fshatin Shishtavec.
“E kam bërë tani këtë fyellin, e kam lyer me bojë dhe e kam pikturuar”, tregon ai.
E gjithë jeta e tij është e lidhur me këtë zanat, të qenit bari ose çoban, Halili e cilëson zanat.
“Me këtë zanat jam marrë që kur kam lindur dhe tani që kam bërë 67 vjeç”, thotë ai.
Qoftë lodhjen apo kënaqësinë që merr nga ruajtja e dhenve e përshkruan me kushtet e motit.
“Shi, mjegull, këto të lodhin më shumë, se kur është e mirë koha kënaqem unë nëpër bjeshkë”, shprehet Halili
Jeta në fshat përkthehet me punë, një ndër arsyet që të rinjtë i ikin.
“Unë kam 3 djem e një vajzë. Jeta po punove është shumë e mirë, por po nuk punove nuk jeton dot”, thotë ai.
Halil Disha është shpresëplotë që shpejt fshatit do t’i rikthehet jeta si më parë.
Gazetare: Besjana Gërmizi
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




