10 mijë shtrime nga kanceri i gjirit, Ylli: 713 pacientë të rinj. Bie numri i vdekjeve

Sociale | 3 vite më parë

710 e gra janë diagnostikuar  gjatë 2023 me kancer në gji ndërsa për herë të parë  numri I humbjeve të jetës shënohet nën 200. Alban Ylli përgjegjës për programin kombëtar të kësaj sëmundje thotë se vdekshmëria e parakohshme ka prirje në rënie.

”Megjithëse incidenca, rastet e reja që janë rreth 710 të tilla të identifikuara dhe shtrimet në spital që me shumë gjasë janë shprehje e aksesit shumë të mirë për ndërgjegjësimin e popullatës, ne në Shqipëri kemi gjithmonë e më pak vdekje nga ky kancer”, thotë përgjegjësi për programin kombëtar të kësaj sëmundje Alban Ylli.

Por shtrimet spitalore janë pothuajse dyfishuar. Vetëm në QSUT kemi 10 mije shtrime çka flet për një ngarkesë tepër të lartë për sistemin.

“Kemi arritur në pothuajse në 10 mijë shtrime në vit me kancer të gjirit, sistemi i ka përballuar këto me sukses”, thotë Alban Ylli.

Kjo ngarkesë është përkthyer fatkeqësisht në kohë më të gjatë pritje.

”Për të ulur çështjet e kohës së pritjse ndoshta do të duhet më shumë kohë”, thotë Alban Ylli

Shtimi i mamografive dhe shtrirja e shërbime spitalore edhe në rrethe ka shtuar mundësitë e diagnostikimit dhe trajtimit por mungesat në terapi dhe mjekime mbeten ende prezent.

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme