Zona muzeale Gjuhadol/ Shkodër, shtëpitë karakteristike drejt shkatërrimit

Edhe në këtë mbyllje të sezonit turistik zona muzeale e Gjuhadolit ndonëse mbajti peshën më të madhe të gjallërisë veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes nuk mori vëmendjen e institucioneve sa i takon ndërhyrjes në ndërtesat që po shkatërrohen. Banorët thonë se rreziku është i vazhdueshëm për kalimtarët.
”Shteti është marrë dikur por tani spo merret kush. Me kalu dikush, ndonjë këmbësor me i ra një copë çatie apo një copë betoni” thotë një qytetar.
Ironia vijon me turistët të cilët thonë Shkodranët shohin mbeturina dhe shkatërrim në një vend turistik, e këto i memorizojnë në fotografi.
”Absolutisht normale nuk eshte por don zoti kryetari i bashkisë qe ka ardhur tani presim shume prej tij”, thotë një qytetar tjetër.
Monumentet e kulturës dhe pse janë pasqyrimi i historisë mijëravjeçare të një populli dhe mjaft tërheqës për turistët e huaj, disa prej tyre në metropolin verior ende vazhdojnë të jenë në rrezik. As projektet e fituara e as slogan i një viti me pare ku vete ministrja e kulturës tha se do të jetë viti i rrjetëzimit duket se ende nuk kanë mbërritur ne Gjuhadol.
Gazetare: M. Gjoni
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




