Kafe, sheqer dhe shumë dashuri, 80-vjeçarja ende shërben kafenë për merak

Sociale | 3 vite më parë

Kjo është Mila 80-vjecarja nga Vanistra e Gjirokastrës ,e cila jeton në qytetin bregdetar të Sarandës ku nisi punë si kameriere dhe fitoi e dashuroi këtë profesion ,duke iu dhënë e tëra shërbimit tregtar e social të kohës. Ajo na tregon se kafeteri gjen ngado që të ecësh nëpër bregdetin e Sarandës, por jo pak njerëz mendojnë se kafe për merak pihet vetëm tek Mila, e cila prej 60 vitesh ka ruajtur origjinalitetin e bërjes së kafes. Mila thotë se nuk është thjesht ujë I vluar ,kafe e sheqer sipas dëshirës ,por përzierje e tyre me mjeshtëri e dashuri.

”Më kanë dashur dhe kam dashur tër popullin, i kam shërbyer, kishin nuk kishin unë kam qenë “Nënë Tereza” këtu. Unë e bëj me petro gaze kafenë sepse atje është sekreti duhet të vlojë dhe të ngrihet shkuma. Nuk di në jetën time masa”, thotë Mila.

Mila shprehet se lokali i saj është një nga më të preferuarit e vendasve dhe kryesisht turistëve të huaj nga e gjithë bota, të cilët rikthehen sërish për të provuar edhe njëherë shijen e kafes nga duart e saj.

”Kafe turke, kafe albania dhe unë u bëj kafe me shkumë dhe kënaqen kanë pirë edhe 2-3 kafe njëra pas tjetrës”, thotë Mila.

Ajo ka një mesazh për të rinjtë që duan të dallojnë si profesionistë ,por kryesisht edhe për djalin e saj Orestin të cilit dëshiron që t’ia lej trashëgimi këtë profesion të saj.

Përveç dashurisë për kafen Mila ka një marrëdhënie të ngushtë dhe të përjetshme edhe me detin  e gjallesat, duke u quajtur si gruaja e pulëbardhave. Tani në tetor ajo del e i pret në shtegtimin e fluturimin e tyre mbi Jon.

Gazetare L. Fili

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme