Siguria ushqimore, shtohen kontrollet në subjektet që tregtojnë pranë shkollave

Sociale | 3 vite më parë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka shtuar kontrollet tek subjektet që ofrojnë ushqime pranë shkollave. Çdo javë grupet e taskëforcë-s kontrollojnë fast food-et për të mbrojtur fëmijët. AKU ka bllokuar aktivitetin e 30 subjekteve për shkelje të ndryshme, ndërsa nga janari në korrik ka arkëtuar 70 milionë lekë gjoba

Ushqimi i shpejtë është I preferuar për nxënësit dhe në pushimet mes orëve, ata nxitojnë të blejnë diçka. Por a janë të sigurta produktet që nxënësit blejnë pranë njësive tregtare në afërsi të shkollave?  Autoriteti Kombëtar I Ushqimit (AKU) po punon me një paketë të posaçme lidhur me këtë.

“Jemi të angazhuar që prej datës 1 shtator për të verifikuar të gjithë operatorët që operojnë jo vetëm brenda shkollave, çerdheve, kopshteve por edhe rreth një perimetri me rreze 1 km”, thotë Jeta Deda, drejtore e AKU.

Por ka edhe fëmijë që preferojnë ushqimin e shtëpisë.

”Personalisht unë preferoj ta marrë nga shtëpia, sepse është më i shëndetshëm dhe i besoj me shumë”, thonë nxënësit.

Kontrollet ushqimor gjatë sezonit turistik nga AKU kanë qenë më intensive, për kushtet higjeno-sanitare dhe afatet e skadencës së produkteve

“Këtë vit ka qenë një vëmendje e shtuar për sa i përket pjesës së sezonit turistik duke qenë se ka pasur një fluks të shtuar turistësh që do të thotë konsumi është shtuar”, tha Jeta Deda, drejtore e AKU.

AKU ka bllokuar aktivitetin e 30 subjekteve për shkelje të ndryshme, ndërsa nga janari në korrik ka arkëtuar 70 milionë lekë gjoba.

Gazetare T. Shamku

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme