Shega e Anës së Malit, fermerët e kultivojnë pasi çmimi dhe tregu janë më të mira

Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen.
Ne Shkodër veçohet shega Devedishe dhe ajo e Tivarit.
Enver Halili, fermer në zonën e Anës së Malit në Shkodër, disa hektarë tokë të mbjella, kryesisht me shege të cilat i tregton pjesën më të madhe të tyre në Tiranë.
Enveri tregon se, kanë zgjedhur te kultivoje shegë pasi toka e kësaj zone është e përshtatshme për rritjen e këtij fruti.
Me këtë punë, ai mundohet ҫdo ditë të plotësojë nevojat e familjes por thotë se vështirësitë me të cilat përballet janë të mëdha.
Thuajse çdo vit njësia administrative e Anës së Malit feston festën e Shegës një aktivitet qe organizohet nga vetë banoret e zonës, ku promovohen vlerat dhe resurset të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të zonës.
Ndërsa elementi me përfaqësues i këtyre vlerave është shega e cila është karakteristikë e kësaj zone.
Gazetar: L. Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




