Lindshmëria në rënie, gjinekologët japin alarmin për rritjen e rasteve të infertilitetit

Sociale | 3 vite më parë

Lindjet në vendin tonë kanë pësuar rënie gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 pati 3 mije lindje me pak se në 2021-shin.

Drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Elona Demaliaj pranon se një nga shkaqet është edhe shtimi i rasteve të infertilitetit.

Demaliaj thotë se në mjaft raste problemet e infertilitetit nuk trajtohen, teksa sugjeron që çiftet të cilat nuk arrijnë të kenë një shtatzani brenda një viti, duhet të drejtohen te specialistët.

“Thirrja ime është që të gjithë ato çiftet të cilët kanë probleme me  infertilitetit të lënë pas turpin që mund të vihet re tek ciftet dhe të shkojnë tek mjekët të ankohen”, shprehet ajo.

Demilaj lajmëroi edhe krijimin në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë të njësisë se mjekësisë fetale.

“Më shumë trajnime, aftësi dhe më shumë aparatura bashkëkohore në mënyrë që të kapen komplikacionet apo të vendosen diagnoza prenatale para lindjes, për të gjitha patologjitë që shtatzanitë mund të kenë”, u shpreh Demaliaj.

Inovacionet e fundit të mjekësisë fetale u diskutuan sot edhe në një konferencën që Materineti Mbretëresha Geraldinë organizoi së bashku me fondacionin për mjekësinë fetale.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme