Panairi agroturistik i Peqinit, fermerët promovojnë produktet bujqësore dhe ushqimore

Si kurrë më parë sheshi qendror i qytetit të Peqinit u kthye në një festë agroturistike. Me dhjetra fermerë të kësaj treve patën mundësinë të ekspozonin në stenda të kuruara mirë produktet e tyre bujqësore, ushqimore e deri tek stendat e traditës dhe historisë qytetare të Peqinit.
”Viti që iku ka qenë shumë i mirë, unë i kam shërbyer rreth 3 mijë fermerëve në rrethin e Peqinit dhe kemi eksportuar rreth 300 ton vaj”, thotë një fermer.
”Kemi sjellë fermerët në këtë shesh pikërisht për të vlerësuar punën e tyre djersën e tyre sepse kjo është ekonomia ku në konkurrojmë eksportet sepse ne eksportojmë vajin e ullirit i cili ka një cilësi shumë të mirë, pjeshkat”, thotë një fermer tjetër.
Kryetari i bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi thotë se ky panair do të kthehet në traditë.
”Këtu prodhohet gjithçka dhe dëshirojmë ti vijmë krah këtyre fermerëve për ti nxjerrë në pah. Kjo zonë ka nevojë për menaxhim. Është një punë që ka nisur dhe nuk ka kthim prapa do ta kthejmë në një festë për çdo vit ashtu siç Peqini ka dhe shumë festa të tjera”, thotë kryetari i bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi.
Fermerët e kësaj zone prej vitesh po kultivojnë kultura të rralla në bujqësi ndërsa pemtaria në zonë, në veçanti ulliri, molla apo pjeshka mbajnë rekorde për nga prodhimtaria dhe eksportet si brenda dhe jashtë vendit.
Gazetar: N.Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




