Manastirliu takon ambasadorin e Spanjës: Biseduam për hapjen e degës së UNED në Gjirokastër

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba, në fokus të së cilit ishte zgjerimi i ofertës akademike dhe shkëmbimet në fushën e arsimit të lartë. Manastirliu deklaroi se së bashku me ambasadorin kanë biseduar për nisjen e bashkëpunimit për hapjen e degës së UNED në Gjirokastër.

Kjo mundësi, theksoi Manastirliu, do të shërbejë për diversifikimin e ofertës akademike në fushën e arsimit të lartë për studentët vendas dhe të huaj.

“Zgjerimi i ofertës akademike, shkëmbimet në fushën e arsimit të lartë si pjesë e Programit për Ndërkombëtarizimin e Universiteteve, janë në fokus të punës tonë, përmes vlerësimit të mundësive të reja të bashkëpunimit me universitetet prestigjioze evropiane.

Biseduam me Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Z. Alvaro Renedo Zalba, për të nisur bashkëpunimin për hapjen e degës së UNED – Universiteti Publik Spanjoll i Edukimit në Distancë, në Gjirokastër. Së bashku me partnerët dhe strukturat vendore po vlerësojmë këtë mundësi, që do shërbejë për diversifikimin e ofertës akademike në fushën e arsimit të lartë për studentët vendas dhe të huaj”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme