3 dedaka në prodhimin e verës/ Vera e fshatit Kaçë ka mbërritur deri në Vatikan

Sociale | 3 vite më parë

Prej 3 dekadash Tonini merret me kultivimin e vreshtarisë. Ndonëse rreth të 70-tave për të puna në vreshta është pasioni më i madh që ka. E gjejmë duke i dhënë dorën e fundit vjeljes së rrushit teksa ka kultivuar 40 kuintal.

“Unë këtu me këtë vresht merrem tash 30 vjet, këtu kam 3 mijë metra kam variete të kallmetit dhe shesh të zi, kam marre 40 kuintal dhe prodhimi ka qenë i bollshëm”, thotë Tonin Ranxi.

Prodhimi ka qenë i kënaqshëm, por vështirësi ka në fuqinë punëtore dhe gjetjen e tregut për shitje

Tonini na tregon se fshati Kaçë në Bashkinë Vau Dejës njihet ndër dekada për prodhimin e verës, madje sot në Vatikan thotë që ruhet me fanatizëm vera e kësaj zone.

”Kanë marrë prodhimin këtu në fshatin Kaç dhe e kanë çuar në Itali dhe e kanë bërë verë priftërinjtë në Vatikan dhe atje është shtama vina Kaça”, thotë Tonin.

Të prodhosh verë nuk është e thjeshtë thotë 70 vjeçari. Mënyra e prodhimit është gërshetim i tradicionales me fermentimet modern. Stoik i qëndron kohës  21 ditore të përgatitjes që nga vjelja e deri tek vera e gatshme

“Për tre javë unë e nxjerrë, e filtroj, nuk luhet vera pa i kryer të gjitha proceset, nuk hidhet në shishe, nuk taposet”, thotë Tonin.

Punimin e tokës dhe rikthimin e emigrantëve për të zhvilluar vendin e tyre e ka ëndërr të vjetër që po e shoqëron në çdo ditë të tijën 70 vjeçarin.

Gazetare: M. Gjoni  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme