Manastirliu prezanton prioritetet në Ministrinë e Arsimit: Rrisim pagat për mësuesit

Rritja e cilësisë në arsim dhe mbështetjen për sportit përbejnë 2 prioritetet kryesore të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Në një takim me stafin e kësaj ministrie, Manasterliu sqaroi se do të përqendrohet te arsimi profesional dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve.
“Do të përqendrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”, tha Ministrja
Manastirliu, foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit.
“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu.
Në institucionet edukuese do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë. Në fokus të veçantë Ministrja Manastirliu vendosi edhe mbështetjen për sportin, si dhe promovimi e kampionateve sportive në shkolla.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




