Bie numri i punëtorëve në bujqësi, fermerët hasin vështirësi në vjeljen e prodhimit

Prej kohësh, fermerët po përballen me mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë. Kjo mungesë, u rëndon më tepër në këtë sezon kur ka nisur vjelja e bimëve të arrave. Në fushën e Maliqit ka nisur vjelja e qepës, e cila kultivohet masivisht nga fermerët e kësaj zone.
Në pamundësi për të pasur punëtorët e nevojshëm ata gjejnë zgjidhje alternative sikurse fermeri Festim Kupe i cili është duke vjelë qepën.
“Prodhimi është i mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kemi patur pak probleme me vrugun, i kemi bërë 4 trajtime, nga 2 që i bëjmë zakonisht”, u shpreh ai.
Veç qepës fermeri thotë se kultivon edhe misër e patate. Rendimenti i misrit nuk është tepër i kënaqshëm thotë Kupe, kjo për shkak të dëmtimeve që pësoi kjo kulturë nga kushtet klimatike
“Prodhimi i patatet ka qenë i mirë, por misri ka patur probleme për shkak të kushteve atmosferike”, tha fermeri.
Në fushën e Maliqit gjatë vitit të kaluar u mboll një sipërfaqe prej rreth 750 hektarë me qepë, ndërsa zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg.
Gazetare: G.Sali
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




