79-vjetori i Çlirimit të Gjirokastrës, homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit

18 Shtatori është dita e çlirimit të Gjirokastrës.
Në këtë 79-vjetor, shumë qytetarë, drejtues të pushtetit vendor, veteranë si dhe pasardhës të dëshmorëve kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të organizuara në varrezat e dëshmorëve të qytetit.
”18 Shtatori është ditë e rëndësishme, është dita e lirisë, ti nderojmë, ti respektojmë, gjithë ato bij dhe bija të Gjirokastrës dhe jo vetëm që derdhën gjakun e tyre,” thotë qytetari.
Gjirokastra u çlirua në mëngjesin e datës 18 shtator të vitit 1944 nga Brigada e 14-t sulmuese dhe Batalioni i 2-të i Brigadës së 19 sulmuese. Qyteti i gurtë numëron 494 dëshmorë.
Gazetar: V.Shumeli
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




