Bimët mjekësore dhe aromatike/ Më të rrallat prej tyre kultivohen në Korçë, rritet kërkesa

Sociale | 3 vite më parë

Qarku i Korçës njihet për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike që nuk i gjen në asnjë cep tjetër të vendit.

Bëhet fjalë për lule aguliçen, murrizin me fletë, fletë hithrën, lule shtogun, balsamin dhe fletën e qumështores.

Fermeri Gjergji Çibuku prej vitesh i është dedikuar këtij sektori të bujqësisë. Ai kultivon disa prej këtyre bimëve të rralla ndërsa thotë se prodhimin e eksporton drejt vendeve evropiane.

“Kultivoj bimë të certifikuara bio për tregun europian. I eksportojmë në vendet e Europës, Gjermani, Itali apo dhe Zvicër”, thotë ai.

Çibuku thotë se vitet e fundit në treg ka kërkesë të lartë për dëllinjën e zezë, një bimë me përdorim të shumëfishtë, prodhimi i së cilës shkon deri në 500 ton në vit si edhe për fletën e qumështores.

Çibuku këshillon fermerët e rinj që t’i dedikohen këtij sektori pasi tregu i shitjes është i garantuar dhe të ardhurat që sigurohen janë mëse të kënaqshme.

Rreth 80% e bimëve mjekësore e aromatike në të gjithë Shqipërinë, kultivohen në Qarkun e Korçës. Zonat më potenciale për kultivimin e tyre janë Bashkia e Kolonjës, Devollit, Maliqit dhe Pustecit.

Gazetare: G.Sali

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme