“Edhe hekuri zbutet”/ Nikoll Pashuku prej 50 vitesh përmes hekurit prodhon art

E nisi në moshë të re dhe prej 50-vitesh nuk i është ndarë profesionit të hekurpunuesit. Nikoll Pashuku nga fshati Shënkoll i Lezhës është një ndër personat më të vjetër të këtij zanati. Këtë e dëshmojnë dhe veglat që përdor.
Pasioni dhe nevoja për të siguruar të ardhura për familjen e detyruan t’i përkushtohet këtij profesioni të cilin e nisi në Puke e për më shumë se 15-vite punon si saldator në minierat e kësaj zone, por pa lënë pas dhe punë të tjera mekanike.
Pavarësisht pensionit të parakohshëm, 63-vjeçari nuk është ndarë nga ky zanat. E gjejmë duke punuar në punishten e tij të vogël pranë shtëpisë, ku me hekur prodhon edhe art.
Është një profesion i vështirë të cilin po ja trashëgon edhe djalit, ndërsa nuk do ta lërë për sa të ketë jetë siç thotë dhe ai vetë.
Rasti i këtij 63-vjeçari në Lezhë është shembulli më pozitiv i njeriut punëtor, e që po ruan e përçon tek brezat një prej zanave më të vjetra atë të hekurpunuesi.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




