Lushnja gati për fillimin e vitit të ri shkollor, 17 godina arsimore të rikonstruktuara

Sociale | 3 vite më parë

Lushnja është një ndër bashkitë me numrin më të madh të objekteve arsimore me standarte të mira akomoduese. Nga 46 godina  që janë në territorin e saj, 17 prej tyre  janë rikonstruktuar dhe  2 të tjera janë në proces pune. 

Drejtori i Qendrës Arsimore në bashkinë Lushnjë thotë se nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Skënder Libohova” dhe shkollës së Golemit janë sistemuar në shkolla të tjera.

Këtë vit janë gjithsej 7047 nxënës të arsimit parauniversitar në shkollat e qytetit të Lushnjës, nga të cilët 1375 në gjimnaz, 5672 në arsimin 9 vjeçar dhe në klasat e para 383 nxënës.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme