Në klasë të parë edhe 5 vjeç/ Regjistrimi i fëmijëve në moshë të vogël nuk është i detyrueshëm

Fëmijët të cilët e kanë përfunduar programin e parashkollorit dhe janë të zhvilluar mjaftueshëm për të nisur klasën e parë do të mund të regjistrohen nga shtatori i 2023 në shkollë edhe pse nuk kanë mbushur moshën 6 vjeç.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është parashikuar edhe ky ndryshim në ligjin për arsimin parauniversitar.
Të pyetur për këtë fakt, prindërit kanë opinione të ndryshme. Disa e mbështesin mundësinë për regjistrimin me kohë të plotë të fëmijëve në shkollë që nuk i kanë mbushur 6 vjeç, disa të tjerë janë kundër
Drejtoresha e Shkollës “Jeronim De Rada”, Entela Alushi sqaron se regjistrimi për fëmijë të kësaj moshe nuk është i detyrueshem, ai bëhet vetëm me kërkesë të prindërve.
Ndërsa psikologia e shkollës thotë se kur fëmijët e kanë përfunduar parashkollorin dhe kanë një zhvillim normal janë të gatshëm për të nisur rrugëtimin e dijes, edhe pse nuk kanë mbushur 6 vjeç.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




