Memorial pas 110 viteve, përkujtohet masakra e ushtrisë serbe në fshatin Gjuzaj të Lushnjës

Sociale | 4 vite më parë

Pas 110 vjetësh është bërë i mundur përkujtimi i emrave të 27 burrave të fshatit Gjuzaj në Lushnjë, të vrarë nga serbët më 25 mars 1913.

Ndërtimi i një memoriali pranë vendit të masakrës është një ngjarje shumë e madhe për banorët, të afërmit e cilëve u vranë nga serbët.

Asnjë nga sistemet politike që kaloj Shqipëria nuk e kishte përkujtuar këtë ngjarje, si monarkia, diktatura dhe demokracia.

Pasi një nga djemtë e fshatit u njoh me këtë histori bëri të mundur ndërtimin e një memoriali, për të kujtuar gjakun e të vrarëve.

Nga 27 të vrarët vetëm njëri arriti të mbijetonte, Mustafa Zhyra, i cili tregoi ngjarjen për të ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme.  

Sipas historianeve, ushtria serbe kërkonte të merrte troje në Lushnjë e pastaj do të kalonte në Berat. Pikërisht gjatë mësymjes ata hasen në rezistencën e burrave të fshatit Gjuzaj.

Familjarët e 27 të vrarëve i kanë kërkuar presidentit Bajram Begaj të japë vlerësimin  për këto emra të cilët u vranë për të mbrojtur familjen, atdheun dhe pasuritë shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme