8 Marsi, Rama: Vijojmë mbështetjen për nënat e papuna me mbi tre fëmijë

Sociale | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në urimin e tij, Rama rikujton mbështetjen financiare që qeveria po u jep nënave të papuna me mbi tre fëmijë, ku shteti u paguan sigurimet shoqërore e shëndetësore.

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama.

Dita Ndërkombëtare e Gruas  festohet më 8 mars çdo vit, ku përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme